Më shumë se 700 ushtarë rusë janë “likuiduar” në 24 orët e fundit, pretendon Ukraina, sipas Sky News.
Gjithsej 740 personelë ushtarakë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit, ka pohuar Ukraina, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në përditësimin e humbjeve të armikut, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se 114,130 trupa ruse janë “likuiduar” që nga fillimi i luftës në shkurt.
Ata gjithashtu pretenduan se 3,098 tanke, 286 avionë dhe 2,086 sisteme artilerie janë shkatërruar./FolDrejt/