Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se në luftën që vazhdon që nga 24 shkurti, ushtria ruse ka humbur 300 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit dhe numri i ushtarëve rusë të vdekur në luftë arriti mbi 27 mijë
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se në luftën që vazhdon që nga 24 shkurti, ushtria ruse ka humbur 300 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit dhe numri i ushtarëve rusë të vdekur në luftë arriti mbi 27 mijë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës informoi për humbjet e ushtrisë ruse mes periudhës 24 shkurt-14 maj ndërsa thuhet se ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur edhe 300 ushtarë të tjerë të saj.
“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 27.200 ushtarë si dhe janë rrëzuar 200 avionë dhe 163 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.218 tanke, 2.934 mjete të blinduara, 551 topa, 195 sisteme raketahedhëse dhe 88 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 2.059 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 411 mjete ajrore pa pilot (dronë). Po ashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 95 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë./FolDrejt/