Një monument bronzi i shkencëtarit rus Mikhail Lomonosov është çmontuar në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Monumenti u instalua në qytet në qershor 1971 – në vendin e një statuje të perandores ruse, Katerina e Madhe, pranë muzeut historik të qytetit.
Është statuja e fundit që lidhet me epokën sovjetike që u hoq në Dnipro, pasi ato që përshkruanin Aleksandër Pushkinin dhe ushtarin rus Aleksandër Matrosov u rrëzuan gjithashtu./FolDrejt/