Koloneli i policisë ruse Oleksandr Naumenko urdhëroi arrestime të paligjshme, goditje të dhunshme ndaj protestave civile dhe torturime të civilëve për të rrëfyer.
Detajet e komandantit rus që dha urdhër për të torturuar ukrainasit në Kherson të pushtuar u verifikuan dhe u bënë publike nga Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU), shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Sipas Kievit, “torturuesi” i Khersonit është nënkryetari i Departamentit të Gardës së Rostovit, koloneli i policisë Oleksandr Naumenko , me nofkën “Alfa”.
Sipas hetimit të SBU, që nga marsi Naumenko ishte në krye të ushtrisë së Gardës Ruse dhe përfaqësuesve të formacioneve të armatosura të paligjshme të Federatës Ruse në Kherson.
Me urdhër të tij, fermerët vendas u arrestuan dhe torturuan ilegalisht, u bastisën shtëpitë dhe u konfiskuan pronat.
U konstatua gjithashtu se ai ishte i përfshirë personalisht në prishjen e demonstratave paqësore në Kherson, dha urdhër për përdorimin e granatës trullosëse dhe gazit lotsjellës kundër qytetarëve ukrainas. Madje, nga këto aksione ka pasur edhe viktima mes banorëve të Chersonës.
Përveç kësaj, me urdhër të tij, ushtria ruse rrëmbeu dy ukrainas dhe i torturoi brutalisht për disa javë, duke u përpjekur të nxirrte prej tyre informacion për ushtrinë ukrainase dhe vendndodhjet e tyre të dislokimit.
Koloneli Naumenko u akuzua si i dyshuar sipas Kodit Penal të Ukrainës.
Dokumentimi i krimeve u krye nga oficerët e SBU në rajonin Kherson nën drejtimin procedural të Prokurorisë së Rrethit Kherson./FolDrejt/