Evakuimi i detyrueshëm i rajonit lindor të Donetskut ka filluar, tha zëvendëskryeministri i Ukrainës.
Iryna Vereshchuk tha se treni i parë tashmë ka mbërritur në Kropyvnytsky, kryeqyteti i provincës Kirovohrad, shkruan Aljazeera, transmeton Fol Drejt.
Masa vjen disa ditë pasi ajo tha se 200,000 civilë duhet të evakuohen nga Donetsk.
Zyrtari ka paralajmëruar paraprakisht se ata që refuzojnë të largohen do të detyrohen të nënshkruajnë një dokument për të marrë përgjegjësinë për çdo rrezik të mundshëm./FolDrejt/