Çmimet e derivateve të naftës nga mesnata e sotme janë ulur përsëri, kjo pasi çmimet janë ulur në tregjet ndërkombëtare, shkruan foldrejt.com.
Dizeli është liruar për 2.5 denarë ndërsa benzinat për 1.50 denarë. Kësisoj nga mesnata një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 61.50 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 63.50 denarë për litër.
Çmimi i dizelit do të kushtojë 58.50 denarë për litër. Vaji i lehtë për amvisëri do të shitet për 47.00 denarë për litër.