Shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë në 21,6 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas të dhënave të statistikës, në vend ka 749 mijë të punësuar dhe 206 mijë persona të papunë.
Të dhënat e Entit për statistikë tregojnë se numri i të papunëve, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar është ulur për 0,3 për qind, derisa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, papunësia është më e ulët për 1,3 për qind.