Ullishtarët kanë mbledhur drurin më të vjetër të ullirit në botë plot 1656 vjeç, shkruan “Daily Sabah”. E rritur në Manisa të Turqisë, ulliri më i vjetër në botë është shpallur “dru monumental” në 2013 dhe është marrë nën mbrojtje. Interesante është gjithashtu, se përkundër moshës, druri jep tre tipa të ullirit, që nuk kanë pamje të zakonshme, përcjell foldrejt.com.
Ullishtari turk Habib Çolban, i cili është përgjegjësi edhe për këtë pemë mjaft të vjetër, thotë se përkundër moshës, pema e ullirit akoma prodhon fryta të cilësisë së lartë.
“Pemët e ullirit thuhet se janë të përhershme. Megjithëse është mbi 1.600 vjeç, kjo pemë është në kulmin e saj, sa i përket cilësisë dhe pjellorisë”, tha ai.
Në Turqi gjithashtu ekzistojnë mite rreth ullirit më të vjetër të votës. Disa thonë se ai është kultivuar kur ka lindur Isai, megjithatë shkencëtarët thonë se pema është mbjellë pikërisht në vitin 362.
Kokrrat e ullirit në fjalë do shiten ose do përdoren për prodhimin e vajit./Foldrejt.com