Politikani i CDU, Ali Ertan Toprak ka kritikuar në rrjetin social Twitter diskutimin për një salçiçe me mish deri në Koferencën e Islamit – duke e quajtur atë normale. Ai njihet edhe si një kritik i myslimanizmit dhe mbështet partinë terroriste kurde PKK. Shoku i tij partiak Mehmet Ünal reagoi me ofendim në drejtim të tij. Tashmë Ünal duhet të tërhiqet nga CDU, shkruan “FAZ”.
E gjitha filloi me konferencën e islamit të inicuar nga ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer, i cili u kritikua pasi në këtë takim kishte ofruar edhe produkte të derrit, një ushqim i ndaluar për myslimanët. Por kjo i shkonte për shtati Seehofer, i cili kërkonte të tregonte lindjen e një “islami gjerman”.
Topraku ka qenë pro një “islami gjerman” dhe ka mbështetur servimin e mishit të derrit. Por kjo ka prekur kolegun e tij partiak Ünal, me origjinë turke, i cili e ka quajtur kurdin Topraku si “islamofob”, “derr” dhe “mbështetës të terrorizmit”.
CDU është tërhequr nga ky debat i brendshëm mes dy anëtarëve dhe më vonë edhe Ünal është tërhequr nga partia konservatore gjermane CDU.
Përndryshe CDU është partia e kancelares Angela Merkel./Foldrejt.com