Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara ka vendosur të shtojë qendrën historike të qytetit port të Ukrainës në Detin e Zi, Odesa, në listën e saj të vendeve të Trashëgimisë Botërore, njofton Al Jazeera.
UNESCO tha se masa e saj ishte një njohje e “vlerës së jashtëzakonshme universale” të qytetit “dhe detyrës së gjithë njerëzimit për ta mbrojtur atë”, pasi ai po përballet me kërcënimin e shkatërrimit për shkak të luftës së Rusisë./FolDrejt/