Sipas një njoftimi të UNESCO-s, numri i gazetarëve të vrarë është rritur me 50% gjatë vitit 2022, me 86 të vrarë në mbarë botën vitin e kaluar, afërsisht “një në katër ditë”.
Organizata e OKB-së me bazë në Paris foli për një “përmbysje të trendit pozitiv” të viteve të fundit, kur vrasjet shënuan një mesatare prej 58 midis 2019 dhe 2021, krahasuar me 99 në 2018, përcjell Fol Drejt.
“Rritja e konsiderueshme e numrit të gazetarëve të vrarë në vitin 2022 është alarmante”, tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulet. “Autoritetet duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund këtyre krimeve dhe për të siguruar që autorët e tyre të sillen para drejtësisë.”
Nga 86 gazetarët që vdiqën vitin e kaluar krahasuar me 55 në 2021, 19 u raportuan në Meksikë, 10 në Ukrainë dhe 9 në Haiti, tre vendet me numrin më të lartë të gazetarëve të vrarë, sipas Unesco./FolDrejt/