Mijëra fëmijë mund të kenë vdekur nga tërmeti më i fortë dhe lëkundjet pasuese në Turqi dhe Siri, njoftoi sot Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF).
“Tërmetet që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore dje herët në mëngjes mund të kenë vrarë mijëra fëmijë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
Ai tha se agjencia e OKB-së nuk mund të përcaktojë ende numrin e saktë të fëmijëve, viktima të tërmetit shkatërrues, raportoi Reuters, transmeton Fol Drejt.