Union Berlin ka mposhtur Mainzin me rezultat 2:1 para tifozëve të tij në xhiron e 19-të të Bundesligës me golin e sulmuesit amerikan Jordan Siebatche i cili ka shënuar në minutën e 85-të të lojës.
Bayern Munich ka rënë në vendin e dytë por ka një ndeshje më pak, ku do të kenë një shans për t’u rikthyer në krye të tabelës të dielën, më 5 shkurt, kur do të vizitojnë Wolfsburgun. Unioni ka kaluar në epërsi në ndeshjen e sotme me golin e Kevin Behrens në minutën e 32-të.
Dukej se ekipi i Urs Fischer do të regjistronte një fitore minimale, por në dhjetë minutat e fundit ndodhi drama. Fillimisht në minutën e 78-të Marcus Ingvartsen barazoi rezultatin dhe shtatë minuta më vonë siguroi tre pikë të vlefshme për Siebatche në luftën për titull, transmeton Fol Drejt.