Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se tashmë konsultimet në mes të studentëve dhe profesorëve mund të mbahen në formën online.
Për këtë ata njoftuan edhe në profilin e tyre zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Konsultimet online – Mundësia më e re e ofruar për studentët 💻🌐
UP-ja ka shënuar hapin e radhës drejt digjitalizimit të shërbimeve për studentët dhe stafin e tij. Në kuadër të SEMS-it, është integruar “moduli i konsultimeve”.
Ky modul inovativ siguron që studentët të marrin shërbime më të mira, më të qasshme dhe praktike në lidhje me procesin e konsultimeve.
Përmes kësaj mundësie, studentët mund të lidhen lehtësisht me profesorët e tyre, të planifikojnë konsultimet dhe të diskutojnë shqetësimet akademike në mënyrë më efikase. Kjo qasje bashkëkohore, jo vetëm që thjeshton procesin e konsultimeve, por gjithashtu pasuron përvojën e të mësuarit njësoj për studentët dhe fakultetet.
#UPgrading 👩🎓👨🎓”, thuhet në njoftim./FolDrejt/