Bashkimi Evropian po përgatit paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Ne po punojmë shumë për të goditur Rusinë aty ku dhemb, për të zbehur më tej aftësinë e saj për të bërë luftë kundër Ukrainës dhe sot mund të njoftoj se po punojmë me forcë përpara për paketën e nëntë të sanksioneve,” tha Von der Leyen gjatë një vizite. në Finlandë, sipas Reuters.
Ajo njoftoi se ka besim se një kufi global i çmimeve të naftës ruse me G7 dhe partnerët e tjerë kryesorë do të miratohet shumë shpejt, transmeton Fol Drejt.