Restorantet shqiptare në diasporë shpesh përshtasinë menunë e tyre me kërkesat e klientëve të huaj, andaj rallë ndodhë që ata si ushqim bazë të kenë gatime autentike nga trojet shqiptare, shkruan foldrejt.com.
Kështu ka ndodhur edhe me “Underground Gourmet” , ku edhepse ka shijuar shumë restorante shqiptare, nuk është se ka provuar gatimet e tyre.
“Shumica e restoranteve italiane në Nju Jork kanë pronarë shqiptarë”, thotë Ismer Mjeku, publikues i Fletëve të Verdha për Bronksin, për “Grub Street”. Ngjashëm është edhe në Gjermani.
Artikulli sjell një guidë të restoranteve shqiptare, përfshirë picerinë “Tradita”, me pronar Ramiz Kukaj nga Kosova, që e ridimensionoi restorantin dhe hapi “Çka ka qëllu”.
Në menunë e restorantit përfshihen qebapët dhe mishi i pulës, flija dhe byreku, si dhe ushqime shoqëruese si ajvari me specat e kuq dhe taratori.
Përndryshe Nju Jorku ka edhe shumë dibranë, të cilët bizneset e tyre kryesisht i kanë me piceria.