Mënyra më e mirë për të humbur peshë është duke ngrënë një dietë të shëndetshme dhe të bëni ushtrime të rregullta fizike.
Nëse konsumoni më pak kalori sesa ç’konsumoni brenda dite, padyshim se do të humbni peshë.
Sidoqoftë, ka disa ushqime të cilat ju ndihmojnë ta shpejtoni rrugëtimin e humbjes së peshës dhe ta shpejtoni metabolizmin.
Dietat e mbushura me sasi të mëdha të proteinave janë trendi më i madh i fitnesit për momentin.
Proteina është komponent i rëndësishëm i çdo qelize në trup – flokët dhe thonjtë janë kryesisht të përbëra nga proteina dhe trupi e shfrytëzon proteinën për të ndërtuar dhe riparuar muskujt.
Sasitë e larta të proteinave e shpejtojnë metabolizmin, e zvogëlojnë apetitin dhe ndryshojnë disa hormone që ndërlidhen me rregullimin e peshës.
Më poshtë i keni disa ushqime të cilat janë të mbushura me proteina dhe ju ndihmojnë të humbni peshë shpejt:
Peshku
Tuna dhe salmoni janë disa prej peshqve me më së shumti proteina – këto ushqime janë ehde të mira për zemrën pasi që mbajnë acide yndyrore omega-3.
Produktet arrore
Bajamet dhe kikirikët janë disa prej produkteve arrore me më së shumti vlera ushqyese.
Ndonëse kanë shumë kalori, ato kanë shumë përfitime nëse konsumohen në sasi të moderuar.
Vezët
Një vezë i mban rreth 6-7g proteinë – por kjo varet nga madhësia e vezës, pasi që vezët e mëdha mund t’i përmbajnë deri në 13g proteinë.
Përveç kësaj, vezët janë të mbushura edhe me vitaminë D, A, B2, B12, folat, etj.
Mishi i pulës
Një gjoks pule i gatuar dhe pa lëkurë (172 gramë) përmban rreth 54g proteinë.
Kjo do të thotë se pula ka rreth 31g proteina për 100g peshë.
Një gjoks standard pule ka rreth 284 kalori, 80% prej të cilave janë proteinë dhe pjesa tjetër është yndyrë.