Mënyra se si e nisim ditën mund të ketë një ndikim të madh në gjendjen tonë, por edhe humorin tonë gjatë ditës.
Nutricionistja e njohur Rudjita Divekar thotë se dita nuk duhet të fillojë asnjëherë me çaj dhe kafe, transmeton “NDTV”.
Kjo mund të jetë një tronditje për ata që thjesht nuk mund të bëjnë pa një filxhan çaj ose kafe në mëngjes pasi ngrihen nga shtrati, dhe për disa njerëz këto pije ndihmojnë edhe me lëvizjet e rregullta të zorrëve.
Megjithatë, për shumë të tjerë, çaji ose kafeja me stomakun bosh mund të rezultojë në urth të pakëndshëm, nauze dhe dehidrim, paralajmërojnë ekspertët.
Sipas dietologes Divekar, mënyra më e shëndetshme për të nisur ditën është të hani një grusht bajame ose disa arra të tjera me stomakun bosh, transmeton N1 Zagreb.
Kjo mund të pasohet nga një gotë me ujë të vakët dhe vetëm atëherë rekomandon një filxhan çaj ose kafe.
Por, ka edhe ushqime që ai pohon se përveç kafesë dhe çajit nuk duhen konsumuar me stomakun bosh, përkatësisht:
– pije të gazuara
– Ushqim pikant
– pije te ftohta
– perime të papërpunuara
– agrumet
Tani që keni një listë të ushqimeve të padëshirueshme për t’u ngrënë me stomakun bosh, është koha të mendoni se me çfarë e filloni ditën tuaj./FolDrejt/