Nëse NATO në 2019 në ndonjë vend duhet të dërgojë urgjentisht trupa ushtarake, në front të parë për ndërhyrje do jenë trupat gjermane. Nga 1 janari Ushtria Gjermane është përgjegjëse për ndërhyrjet e shpejta në NATO, shkruan “FAZ”.
Sipas të dhënave të ministrisë së mbrotjes në këtë ndërhyrje të shpejtë janë stërvitur 8000 ushtarë, prej të cilëve 4000 janë gjermane, 3000 nga Franca, Hollanda dhe Norvegjia, kurse 1000 nga vendet e tjera të NATO.
Zyrtarisht këto trupa mbajnë emrin VJTF (Very High Readiness Joint Task Force) dhe janë të gatshëm të operojnë brenda 72 orëve, në kohën kur për kolegët e tyre kjo vlen për brenda pesë deri shtatë ditësh.
Deri tani këto trupa kanë ndërhyrë në Ukrainë për të qetësuar krizën.
Në vitin 2020 VJTF do udhëhiqet nga trupat italiane, kurse në 2021 nga trupat polake./Foldrejt.com