Ata nuk mund të festojnë festat e fundvitit me familjet e tyre: ushtarët gjermanë, ashtu si edhe kolegët e tyre po shërbejnë në ndërhyrje të rrezikshme rreth e përqark botës. Për gazetën bild.de, një pjesë e madhe e këtyre ushtarëve kanë dërguar përshëndetje drejt vendlindjes së tyre – me humor, kurajo dhe plot dashuri.
Njëri sosh është edhe kapteri Karsten D. (55) i cili shërben në Prishtinë.
“Posta ushtarake gjermane nga Prishtina u uron të gjithë shtëpive festat e Krishtlindjeve me begati dhe lumturi. Gjithashtu Gëzuar Vitin e Ri,” shkruan 55 vjeçari gjerman./Foldrejt.com