Një ushtar zviceran me shtetësi të dyfishtë festoi për planet ushtarake të Kosovës dhe e quajti vendimin e Kuvendit në 14 dhjetor si “super”. Për këtë ka marrë shumë kritika nga përfaqësuesit helvetë, shkruan blick.ch.
Transformimi i FSK në ushtri nuk ka ngjallur vetëm reagime mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe në Zvicër. Kjo e fundit për shkak të disa rregullave strikta ku të huajve u ndalohen gjestet e simboleve kombëtare të vendeve të origjinës.
“Unë ndjehem i gatshëm të jap jetën për vendin ku jetoj (Zvicër: SHP- foldrejt.com). Por unë jam gati të kujdesem edhe për stabilitetin e Kosovës, nëse një gjë e tillë më ofrohet,” citohet të ketë thënë Mirlind M. (23) nga Aargau.
Ky reagim i Mirlindit, ka sjell reagime të ngjashme si dikur me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, të cilët mund të zgjidhnin për të luajtur mes Kosovës dhe Zvicrës.
Zvicra ka një ligj, sipas të cilës, kush shërben në ushtrinë e saj, nuk mund të shërbejë në asnjë vend tjetër. Ose në Zvicër ose diku tjetër. “Dyshtetësia” nuk vlen.
Ushtria zvicerane ka filluar të hetojë lajmet mediatike. Problematike është se artikulli është publikuar me uniformën e Mirlindit. “Ushtarët nuk lejohen që të propagondojnë lajme me uniformë,” thotë zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist.
Një ngjashmëri vlen edhe për një ushtare helvete, Kaltrina A. (24) nga Berna. 24 vjeçarja citohet të ketë thënë “krenare, të jesh shqiptare” dhe “krenare, që më lejohet të mbaj uniformën zvicerane.”
Kjo nuk është hera e parë që Zvicra shqetësohet për ushtarët e saj me origjinë shqiptare. Në 2015 disa ushtarakë helvetë postuan me flamurin Kombëtar dhe kryen gjestin e shqiponjës dykrenore. Atëkohë politikanët reaguan ashpër dhe u desh që ushtarët të kërkonin falje dhe se një gjë e tillë nuk do përsëritej më.
Në ushtrinë helvete shërbejnë 5000 ushtarë me origjinë shqiptare./Foldrejt.com