Ushtria gjermane ka marrë pjesë në më shumë se 50 ndërhyrje të jashtme që nga fillimi i viteve 90-të. E gjithë kjo ka kushtuar 21.6 miliardë euro, shkruajnë mediat gjermane si “SZ”, përcjell foldrejt.com.
Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme, thuajse gjysma e tyre është shpenzuar për misionet e NATO “Isaf” dhe “Resolute Support” në Afganistan. Gjermania është e kyqur në luftën afgane prej 17 vitesh.
Në vendin e dytë të shpenzimeve janë stacionimi i trupave gjermane në Ballkan: në Kosovë në kuadër të KFOR, Bosnjë dhe Kroaci.
Në vendin e tretë është misioni Anti-Terror “Enduring Freedom” në Kuvajt dhe bririn afrikan (Somali)./Foldrejt.com