Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njofton se ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën ka humbur 17.500 ushtarë, 135 avionë, 131 helikopterë dhe 614 tanke.
Ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën ka humbur 17.500 ushtarë, 135 avionë, 131 helikopterë dhe 614 tanke, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka ndarë të dhënat lidhur me humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt – 31 mars.
Sipas kësaj, nga ushtria ruse që sulmon Ukrainën janë vrarë 17.500 ushtarë, si dhe janë rrëzuar 135 avionë, 131 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 614 tanke, 1.735 mjete të blinduara, 311 topa, 96 sisteme raketahedhëse dhe 54 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.201 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 75 mjete të karburantit dhe 83 mjete ajrore pa pilot (dronë)./FolDrejt/