Nga një vëzhgim i firmës juridike Henley Passport Index pasaporta më e fuqishme e botës në këto momente është e Japonisë ku mund të shkojnë në 190 shtete pa viza. Japonia tejkaloi Singapurin me udhëtim pa viza në 189 shtete, pasi Myanmari hoqi vizat në fillim të këtij muaji për shtetasit japonezë, shkruan foldrejt.com.
Pasaporta gjermane bie në vendin e tretë pas pesë vitesh dominim me akses pa viza në 188 shtete – shteti gjerman këtë vend mban me Francën dhe Korenë Jugore.
Uzbekistani ka hequr vizat për shtetasit francezë në 5 tetor, për këtë është ngjitur në një vend me Gjermaninë.
Ky është një zhvillim i madh për diplomacinë japoneze, pasi përpara një viti vendosej në vendin e pestë me udhëtim pa viza në 172 shtete.
Në vendin e katërt ndodhen Spanja, Danimarka, Finlanda, Italia dhe Suedia me udhëtim pa viza në 178 shtete. Më pas vijnë Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA me 177 dhe 176 shtete respektivisht.
Siria, Iraku dhe Afganistani janë në fund të listës me akses në 28, 27 dhe 24 shtete respektivisht./Foldrejt.com