Famija Boçi 6 muaj më parë ka rrethuar rrugën e fshatit Barbullojë të Lezhës duke penguar banorët e 45 familjeve të hyjnë dhe të dalin në fshat. Bllokimi i rrugës pengon dhe autoambulancat e zjarrfikëset.
Ata kalojnë përmes këtij kanali, ndërsa mjetet nuk i futin dot në fshat.
“25 vjet rruga ka qenë e hapur në raste mortesh kemi kaluar nëpër kanal.”
“Na hapni portën se s’ka ku hyn makina, janë konfliktuar na shau gruaja.”
Familja Boçi pretendon se rruga është në pronësi të tyre, por nga një verifikim që kanë bërë banorët rezulton se kanë zaptuar mbi 1 metër e 20 cm tokë publike.
“Flitet sikur e ka në tapi po ajo ka marrë më shumë se 1 metër e 20. Terapia e shokut kjo është terapia e korrupsionit.”
Banorët për lirimin e rrugës janë ankuar dhe në Bashkinë e Lezhës por deri tani vetëm i kanë dëgjuar dhe problemi s’ka marrë zgjidhje.
”Na la takim kryetari i bashkisë dhe nuk na takoi e gjetëm vetë dhe tha ekspertit eja na mat.”
“Na shton disa km rrugë, bashkia na ka dhënë përgjigje jo pozitive, morëm dhe të dhëna tek hipoteka na përcjellin sa njëri sa tjetri. Bashkia të verifikojë dokumentet e zonjës se ne në hartë na rezulton tokë publike.”
Nëse institucionet nuk do ndërhyjnë që rruga të lirohet kërcënojnë se do bllokojnë autostradën.
“Do përshkallëzojmë protestën do dalim do bllokojmë autostradën.”
Abc pyeti në Bashkinë e Lezhës dhe na u tha se shumë shpejt do të gjejnë një zgjidhe për afro 200 banorët./abcnews.al/