fbpx
E diel, 10 Nëntor, 2024

VAJI I AGULIÇES E NGADALËSON PLAKJEN

Lexoni edhe..

Vetitë shëruese të aguliçes kanë qenë të njohura qysh nga indianët, të cilët e kanë përdorë këtë bimë për zbutjen e simptomave të sëmundjeve të lëkurës, ulcerave apo plagëve, por edhe për mjekimin e astmës dhe gripit.

Gjysmë kilogrami të kësaj luleje jep më shumë energji sesa 100 g mish të lopës. Për këtë shkak, rrënja e zier e aguliçes në supë, apo sallatë, u preferohet të sëmurëve dhe atyre në shërim e sipër.
Rrënja e kësaj bime mund të përdoret edhe si turshi. Vaji i aguliçes përmban thartirën esenciale alfa linoleike, e cila e ushqen trurin, ndikon mirë në nerva, mbron zemrën dhe enët e gjakut. Përpos kësaj, ky vaj është i pasur edhe me thartirë gama linoleike, i cili e rregullon sintezën dhe sekretimin e hormoneve, si dhe mbron qelizat nga dëmtimi dhe plakja e parakohshme.
Në fitoterapi, vaji i aguliçes përdoret si pastrues i gjakut dhe si ilaç natyror për uljen e nivelit të kolesterolit dhe për një qarkullim më të mirë, meqë pengon trashjen e gjakut. Meqë është i pasur me antioksidues, ky vaj e ngadalëson edhe plakjen.

Të ngjajshme