Vaji i hudhrës është shumë i dobishëm për shëndetin tonë. Ai ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterinës në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm.
Vaji i hudhrës është antibakterologjik, ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë. Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve.
Vaji i hudhrës ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe të organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferuar që të merret për moshën 50 vjeçe.