Disa pjesë të Indisë veriore po përjetojnë një valë të fortë dhe të zgjatur të ftohtë që ka nxjerrë jashtë përdorimit jetën normale, njofton BBC, transmeton Fol Drejt.
Mjegulla e dendur ka vonuar më shumë se njëqind fluturime dhe dhjetëra trena, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe stacione hekurudhore.
Autoritetet në kryeqytetin Delhi u kanë kërkuar shkollave të zgjasin pushimet dimërore dhe të anulojnë mësimet.
Temperatura minimale në disa pjesë të qytetit ka rënë në 1.9C të dielën./FolDrejt/