fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 1 Prill, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Berjani për çmimet e derivateve: Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve

    Prindërit të mllefosur me heqjen e pushimit pranveror: Fëmijët kanë të drejta!

    IOC kritikon thirrjen e Ukrainës për bojkotimin e Lojërave Olimpike

    Dhjetë aeroplanë kinezë fluturojnë mbi vijën qendrore të ngushticës së Tajvanit

    Presidentja Osmani përkujton 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit

    Ursula von der Leyen kandidon për kreun e ri të NATO-s, Britania nuk e mbështet

    15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    Mehaj bën ftesë për pjesëmarrje në marshin e nesërm: Pastërtisë së luftës sonë nuk mund t’i vë njolla askush

    Xi Jinping: Marrëdhëniet me Singaporin vendosin një pikë referimi për rajonin

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Çfarë tha Kryeministri Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazë?

    Përplasen ekonomistët, Hoti “e cilëson” Muratin naiv

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

    10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Manchester City përballet me një pengesë të madhe në garën për Rafael Leãon

    Liverpool përballet me konkurrencë nga Real Madrid për Mount

    Real Madridi synon të blejë Paulo Dybalan

    Kaq duhet të paguajë Arsenali për të nënshkruar me Raphinhan

    PSG e dëshpëruar për të vazhduar kontratën e Messit

    Arteta dëshiron të nënshkruajë me Ansu Fati

    Ten Hag dëshiron qëndrimin e Rashfordit dhe de Geas

    Felix: Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea

    Lista e trajnerëve më të paguar në futboll

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Gjashtë gjëra që mund të bëjmë çdo ditë për ta bërë fëmijën tonë më të pavarur

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Pija më e mirë për hidratim nuk është uji?

    Disa ushtrime për trurin, të thjeshta por me efekt të jashtëzakonshëm

    Shtatë zakonet më të këqija që qëndrojnë mes nesh dhe një barku të sheshtë

    Buka e thekur mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

    A duhet të konsumoni ushqim para analizave?

    Ekspertët: Këto ushqime do të na bëjnë edhe më të uritur

    Largoni bakteret me anë të këtyre dy ushqimeve

    Efekti i kafesë në shëndet është i ndërlikuar, nuk do t’i bëjë asgjë zemrës, por ndikon në shumë aspekte të tjera

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home LAJME

Valéry Giscard d’Estaing – një vizionar evropian

2 vjet më parë
in LAJME, BOTA, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ndoshta ishte dita më e errët e karrierës së tij politike, më së paku ishte një humbje e thellë personale: Jo-ja e francezëve në referendumin për Kushtetutën Evropiane do ta brente Valéry Giscard d’Estaing-in edhe shumë kohë pas datës 29 maj 2005. Si President i Konventës së Kushtetutës së BE-së, ai i kishte bashkuar interesat kundërshtore të asokohe 25 vendeve të BE-së, duke u angazhuar me të gjithë peshën e tij politike për këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit.

Nuk kishte asnjë dyshim për largpamësinë e qëllimeve të tij: “Le ta ëndërrojmë që tani Evropën” – me këto fjalë politikani borgjezo-liberal kërkonte mbështetjen e bashkatdhetarëve të tij. Por e parë në retrospektivë, ai e dinte se francezët po abuzonin me votën, duke shprehur protestë ndaj politikës së brendshme.

Lexoni edhe..

Berjani për çmimet e derivateve: Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve

Prindërit të mllefosur me heqjen e pushimit pranveror: Fëmijët kanë të drejta!

Porosit Web Porosit Web

Koncepti i një Kushtetute Evropiane dështoi, por disa pika kryesore mbijetuan dhe u shkruan edhe në Traktatin e Reformës në Lisbonë, dy vjet më vonë –  tërësisht në frymën e strategut politik Giscard, i cili i kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës së tij “projektit evropian”.

Gjatë pushtimit të Konstancës ai ishte në tankun e parë

Valéry Giscard d’Estaing luftoi për bashkimin e Evropës dhe për një miqësi të ngushtë franko-gjermane, edhe për faktin, sepse e kaluara e tij ishte e lidhur ngushtë me të dyja vendet. I lindur në Koblenc, më 2 shkurt 1926, si i biri i një oficeri të ushtrisë pushtuese, Giscard u kthye në Gjermani në vitin 1945 si ushtar i ri, me forcat e armatosura të Francës së lirë. Luftë dhe armiqësi midis dy fuqive të mëdha të Evropës kontinentale: kjo ishte gjendja e Evropës, kur Giscard filloi karrierën e tij.

 

Giscard d'Estaing në zgjedhjet e 19 majit 1974Giscard në zgjedhjet e vitit 1974: presidenti më i ri në historinë e Republikës Franceze

Me instrumentet e duhura për ngjitjen e tij të shpejtë në shërbim të shtetit francez u pajis në dy nga universitetet elitare më të njohura të vendit. Në moshën 30-vjeçare kaloi nga administrata në politikë, ku shumë shpejt tërhoqi vëmendjen për mendjen e ndritur. Punon fillimisht si Sekretar Shteti, pastaj si Ministër Financash dhe – pas vdekjes së papritur të Presidentit Georges Pompidou – Valéry Giscard d’Estaing, në vitin 1974, në moshën 48-vjeçare, bëhet presidenti më i ri në historinë e Republikës Franceze.

Reformat liberale për Francën

Në Élysée, “i porsaardhuri” u paraqit si modernizues: ai liberalizoi ligjin e abortit, uli moshën madhore nga 21 në 18 dhe luftoi për një ligj të ri divorci. Por në periudhën e shërbimit të tij si president qëlluan edhe kriza e naftës dhe rritja e papunësisë.

Konkurrenca politike në radhët e partisë së vet do ta dëmtonte më së shumti. Ishte kryeministri i zëshëm i atëhershëm, Zhak Shirak, i cili do të bënte që presidenti-borgjezo-liberal të largohej nga Pallati Elysée në vitin 1981, pas vetëm një periudhe legjislative. Afera e diamanteve, dhurata nga diktatorët afrikanë, gjithashtu do ta dëmtonte imazhin e tij në publik.

Valery Giscard d'Estaing dhe Helmut Schmidt në Pallatin Elysée (04.09.1974)Valery Giscard d’Estaing dhe Helmut Schmidt në Pallatin Elysée (04.09.1974) Udhëheqësit e shtetit Giscard dhe Schmidt (1974): Miqësia në pleqëri.

Këtej e tutje Giscard do të përqendrohej te politika e jashtme. Me kancelarin gjerman Helmut Schmidt francezët formuan një dyshe të fuqishme, të cilët, me Sistemin Monetar Evropian, hodhën themelet e monedhës së përbashkët, euros, dhe shtynë përpara procesin e bashkimit të kontinentit. Takimet në grupe të vogla të kryetarëve të shteteve dhe qeverive perëndimore (G7) bazohen gjithashtu në iniciativën e tij.

Jeta private në shënjestër të shtypit

Në jetën e tij private, Giscard d’Estaing, babai i të cilit vinte nga një familje e klasës së lartë dhe e kishte blerë titullin e fisnikërisë në vitet 1920, gjithashtu tërhoqi vëmendjen për shkak të stilit të tij të jetesës. Në atdheun e tij Auvergne, “VGE”, siç u pëlqente francezëve ta quanin presidentin e tyre, ai banonte në një kështjellë, e cila në vitin 2005 do të pasohej nga një tjetër.

 

Ish-Presidenti Valery Giscard d'Estaing me një grup folklorik në Paris | 1991Ish-Presidenti Valery Giscard d’Estaing me një grup folklorik në Paris | 1991

Bashkatdhetarët e tij kujtojnë gjithashtu një aksident me makinë Place de la Concorde, në qendër të Parisit, ku presidenti në detyrë, njëkohësisht edhe baba I katër fëmijëve, ishte “i shoqëruar”, siç shkruante shtypi me mirësjellje në atë kohë. Në agim, VGE ishte përplasur me një kamion qumështi me makinën e tij private. Dhe kështu francezët nuk u habitën kurrsesi kur Giscard d’Estaing, në vitin 2009 do të fliste për një person tjetër. Në librin e tij, “Princesha dhe Presidenti”, ish-Presidenti aludonte për një lidhje me princeshën Diana në vitet 1980.

I shqetësuar për të ardhmen e Evropës
Giscard ka marrë disa çmime për meritat e tij në bashkimin e Evropës. Ai ishte një qytetar nderi i vendlindjes së tij Koblenc, ishte vlerësuar me Çmimin e Karlit të Aahenit, Çmimin e Paqes së Vestfalisë. Në vitin 2003, Akademia Franceze e futi në radhët e të pavdekshmëve.

Valery Giscard d'Estaing duke shpërndarë autografë gjatë prezantimit të një libri në Lille (2006)Autobiografi Giscard me kujtimet e tij (2006 në Lille): Aferë me Lady Di?

Giscard kishte një miqësi të gjatë personale me homologun e tij gjerman, Helmut Schmidt. Këto takime burrështetasish nga brezi i luftës përqendroheshin në të ardhmen e Evropës. I tillë ishte edhe e takimi i tyre i fundit në Paris, në pranverën e vitit 2013, kur Giscard do të skiconte vizionin e tij për Evropën e vitit 2030: asokohe 87-vjeçari kërkonte unifikimin e nivelit të pensioneve, të përfitimeve sociale, një monedhë të fortë të vetme dhe të njëjtat rregulla buxhetore. Këtë hap integrimi nuk pati fatin ta përjetonte.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Erdoğan: Bota po përballet me sfidën më të madhe të shekullit 21

Lajmi tjetër

Franca fillon luftën “kundër islamit radikal”, drejt mbylljes 76 xhami dhe dëbon…

Të ngjajshme

LAJME

Berjani për çmimet e derivateve: Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve

1 Prill, 2023
LAJME

Prindërit të mllefosur me heqjen e pushimit pranveror: Fëmijët kanë të drejta!

1 Prill, 2023
BOTA

IOC kritikon thirrjen e Ukrainës për bojkotimin e Lojërave Olimpike

1 Prill, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM