Mbrojtësi i Wolfsburgut, Micky van de Ven, ka trajtuar për herë të parë lidhjet e transferimit në Tottenham.
22-vjeçari ka shijuar një sezon përparimtar me skuadrën e Bundesligës, duke shkaktuar interesim të raportuar nga shumë skuadra nga Evropa, përfshirë Tottenhamin dhe Liverpoolin.
Van de Ven, i cili është një mbrojtës i krahut të majtë, aktualisht është me skuadrën e Holandës U-21 në Euron e verës dhe të dielën u pyet drejtpërdrejt për interesimin nga Tottenhami.
“Më është përcjellë”, tha futbollisti i Wolfsburgut për Voetbal International. “E kam parë”.
“[Interesi] kalon përmes agjentit tim tani. Nëse dalin gjëra serioze, ai do të më telefonojë”, përcjell Fol Drejt.