Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen i cili para pak kohësh deklaroi se liberalizimi i vizave duhet të ndodhte për Kosovën, tani ka dalë me një porosi për lidershipin e Kosovës dhe Serbisë, shkruan foldrejt.com.
Ai ka thënë se anëtarësimi i të dyja vendeve në BE mund të ndodhë vetëm në rast se arrihet marrëveshje përfundimtare.
“Pas një faze, që ka ndodhur, të afrimit gjatë verës mes Beogradit dhe Prishtinës, ka ardhur deri tek rritja e tensioneve”, deklaroi Van der Bellen gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “APA”. “Është e qartë se hyrja në BE është e mundur vetëm nëse zgjidhen punët bilaterale mes shteteve.”
Van der Bellen është politikan nga partia e Të Gjelbërve dhe përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës./Foldrejt.com