“Para se fjalët të mbarojnë me pikë, le të fillojnë nga pika. Pika është vetëm pikë, por pa të fjalët e humbasin kuptimin dhe pikë.”
Libri i dytë i autorit të mirënjohur në të gjitha trojet shqiptare Fatmir Muja tashmë ka parë dritën e botimit.
Libri me titull “Pika” erdhi në jetë për tu shkrirë në zemrat e të gjithë dashuruesve të poezisë.
Libri përmbanë poezi të shkruara me delikatesë dhe kujdes të shtuar nga autori.
Fatmir Muja njihet si mjeshtër i poezisë dhe nuk ia del një i dytë të thurë vargjet më bukur më me domethënje.
Poezitë e “Pika” trajtojnë kryesisht temën e dashurisë, qoftë atë njerëzore apo hyjnore.
Burimi i dritës qiellore është dashuria, njejtë siç është burimi kryesor i vargjeve të autorit në fjalë.
Librin “Pika” në rrugëtimin e tij drejt lexuesve e solli fondacioni “Sukun” i udhëhequr po nga vetë autori. Ekipa e “Sukun” punuan me zell për t’i sjellë në duart tuaja margaritarët e buruar nga oqeani shpirteror i autorit.
“Pika” tashmë ka gjetur vendin e tij të merituar jo vetëm në raftet e librarive por në raftet e të gjithë dashamirëve të autorit. “Pika” bashkë me librin e parë “Një” nuk zënë vetëm një vend në bibliotekat e lexuesve, por zënë vendin kryesor të biboiotekës.
“Pika” pret me padurim të shfletohet dhe të lexohet nga lexuesit e zemrës./FolDrejt/