Në kohën kur zhvillimi shqiptar nuk është në cakun e duhur dhe mbi të gjitha as dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin, ndodh që të kthehemi lypsarë të dhuratave modeste nga jashtë.
“Një solidaritet i madh për banorët e Europës lindore,” shkruajnë mediat zvicerane, shteti i së cilës ka mbledhur 116 mijë paketa për Europën lindore për festat e fundvitit. “Është një rekord i ri,” vijon më tej media zvicerane.
Paketat me dhurata, kryesisht për fëmijë, do shpërndahen me 38 kamionë në Moldavi, Rumani, Bellorusi, Shqipëri, Bullgari, Serbi, Ukrainë dhe në Shqipëri.
Paketat mbajnë brenda ëmbëlsira, materiale shkollore, veshmbathje dhe materiale higjienike. Ata janë dërguar me 38 kamionë drejt vendeve të lartëpërmendura.
Në këtë rast ne falenderojmë familjet zvicerane që kanë dhënë nga xhepat e tyre për fëmijët tanë shqiptarë, por jo vetëm, megjithatë, si shqiptarë duhet të kuptojmë se këto ndihma nxjerin anën negative si “lypsarë”, pasi sëpaku për materiale shkollore dhe ëmbëlsira ne do duhet ti blejmë vetë!?/Foldrejt.com