Zjarret e mëdha që shpërthejnë në Kili nuk po qetësohen dhe si pasojë deri më tani kanë vdekur të paktën 13 jetë në këtë vend të Amerikës së Jugut.
Qeveria e Kilit shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme në zonën La Araucania, e cila së bashku me zonat e Bibio dhe Nubla, ishte më e goditura nga zjarret, raporton Reuters.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve të Kilit (CONAF) njoftoi sot se zjarrfikësit po luftojnë në mënyrë aktive 80 nga gjithsej 231 zjarre, ndërsa 151 zjarre janë nën kontroll, transmeton Fol Drejt.