Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga dita e premte e deri të dielën do të vazhdojë testimi i radhës i unazës qendrore të kryqytetit për t’u shndërruar në rrugë njëkahore.
“Ju njoftojmë se, se nga dita e premte, më datë 28 tetor, deri të dielën, më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet”, bën të ditur komuna e Prishtinës.
Bëhet e ditur se qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të këtyre rrugëve:
– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunë.
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Ukshin Hoti”
– Rruga “Robert Dolli”
Ndërkohë, rrugët e mëposhtme do të mbyllen për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkullojë në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.
– Rruga “George Bush” deri te semaforët pranë Katedrales.
– Rruga “Garibardi” deri te semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.
I gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë, sipas rekomandimeve të task-forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor” – thuhet tutje në njoftimin e Komunës./FolDrejt/