Trajneri kroat Miroslav Ćiro Blažević ka ndërruar jetë në Zagreb në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.
Blazheviq vdiq pasi luftoi për një kohë të gjatë me një sëmundje malinje.
Ai u diagnostikua për herë të parë me kancer të prostatës në vitin 2011, një vit pas kësaj, ai u operua për melanoma në fazën fillestare. Në shtator 2019, sëmundja e rëndë u rikthye edhe një herë dhe fatkeqësisht këtë herë ai nuk doli fitues.
Çmimi i funditBlazheviq bëri një nga paraqitjet e tij të fundit publike në mes të dhjetorit të vitit të kaluar kur mori çmimin “Vladimir Beara” në Zagreb për kontributin e tij në zhvillimin e kulturës sportive dhe tolerancës sociale.
“Ju mblodhët në numër të madh dhe më treguat një nder të madh. Por ky është fjalimi im i fundit për publikun në një tubim publik. Mbaroi. Jo më. Mirupafshim, Ciro. Po i numëroj ditët e fundit, jam i vetëdijshëm për këtë”, tha ai për veten e tij.
Pas marrjes së çmimit, ai nuk kishte më energji për asnjë bisedë me mediat, biseda këto që më herët i bënte gjithmonë me kënaqësi dhe nuk i refuzonte kurrë.
Aftësitë e tij stërvitore dhe mbi të gjitha karizma e tij personale, fituan njerëz që e donin atë.
Blazheviq ka lindur zyrtarisht më 10 shkurt 1935 në Travnik, por Ćiro shpjegoi disa herë se babai i tij Mato qëndroi pak më gjatë në kafene dhe e regjistroi atë në gjendjen civile një ditë më vonë.
Karriera e madhe futbollistikeKarrierën e tij futbollistike e filloi në vitin 1954 në klubin e Travnicës “Bratstvo”. Më pas kaloi në Dinamo dhe në vitin 1955 shkoi te Lokomotiva dhe më pas u kthye në Bosnje dhe Hercegovinë në Sarajevë, ku luajti deri në vitin 1958. Ai u kthye në Kroaci në vitin 1958, por këtë herë në Rijekë, ku luajti deri në vitin 1961. Më pas ai luajti për klubin zviceran të futbollit Sion për një vit, dhe pozicionin e parë të trajnerit e mori në ligën e ulët FC Vevey.
Ai ka drejtuar 19 klube në Zvicër, Kroaci, Greqi, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kinë dhe Iran, dhe ka drejtuar pesë ekipe kombëtare (Zvicër, Kroaci, Iran, Bosnje dhe Hercegovinë, Kina U-23).
Megjithatë, dy rezultate të shkëlqyera shënuan karrierën e tij. Titulli i Dinamos i kampionit të vendit të dikurshëm në vitin 1982 dhe medalja e bronztë e kombëtares kroate në Kampionatin Botëror 1998 në Francë.
Kujtojmë se ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, atëbotë kur klubi kryesor i Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.
Suksesi më i madhSigurisht që suksesin më të madh në karrierën e tij e arriti në stolin e kombëtares kroate, të cilën e çoi në vendin e tretë në Kampionatin Botëror të vitit 1998. Në total, ai drejtoi Kroacinë në 72 ndeshje.
Çiro bëri debutimin e tij në stolin kroat më 23 mars 1994 me një fitore 2-0 kundër Spanjës në një ndeshje miqësore në Valencia. Më pas erdhi kualifikimi në Kampionatin Evropian të Anglisë në vitin 1996, ku Kroacia ishte përpara Italisë. Në EURO, Kroacia mundën Turqinë, më pas rrëzuan nga froni Danimarkën e fuqishme atë kohë, humbën nga Portugalia dhe u eliminuan në çerekfinale nga kampionët e mëvonshëm, gjermanët.
Pika kryesore e rrugëtimit të Çiros në pankinën kroate ishte “bronzi francez”. Në paraqitjen e tyre të parë në Botëror, Kroacia fitoi vendin e tretë. Ishin të dytët në grup, dhe më pas mundën Rumaninë (1-0), kaluan Gjermaninë në çerekfinale (3-0), humbën nga Franca në gjysmëfinale (1-12) dhe fituan 2 -1 ndaj Holandës në ndeshjen për vendin e tretë.
“Franca 1998 ishte një garë e veçantë për mua. Kemi kapërcyer vështirësi të shumta dhe kundërshtarë të ashpër për të marrë atë medalje, ai sukses do të thoshte shumë për të gjithë njerëzit në atdhe”, tha Çiro në atë kohë.
Ai u largua nga ekipi kombëtar në vjeshtën e vitit 2000 pas një fillimi të keq në kualifikimet për Kupën e Botës 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut (Belgjika 0-0, Skocia 1-1). Ai drejtoi kombëtaren gjithsej 72 herë, duke arritur 33 fitore, 24 barazime dhe 15 humbje.
Krahas kombëtares kroate, Blazheviq udhëhoqi ekipet kombëtare të Zvicrës, Iranit, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kinës U-23.
Jete e veshtirë“Kur e përmbledh gjithë jetën time, atëherë kam nevojë të mbyllem në katër muret e mia dhe të qaj aq shumë sa nuk ndalem kurrë. Kam pasur dy kancere dhe tani është shfaqur i treti. Në fëmijëri kam qenë aq i varfër, dhe më vonë në rini, kur isha i martuar, unë dhe gruaja ime nuk e dinim nëse do të hanim drekë apo jo. Jeta ime ishte një kalvar i zakonshëm dhe duhej t’i kaloja të gjitha. Edhe kjo punë si trajner, që mund të duket ndryshe nga jashtë, nuk është gjë tjetër veçse shumë pak kënaqësi dhe shumë zhgënjim”, ka shkruar Çiro në një nga postimet e tij të fundit.
Blazheviq ishte i martuar me gruan e tij Zdenko për më shumë se 60 vjet, me të cilën pati tre fëmijë, djalin Miroslav Junior dhe vajzat Barbara dhe Catherine.
Në vitin 2005, ai vendosi të kandidojë për president, por fitoi vetëm 0.80 për qind të votave, transmeton Fol Drejt.