Në Prizren ka ndodhur një rrahje në mes të vëllezërve.
Ata madje kanë përdorur edhe mjete të forta, transmeton Fol Drejt.
Policia në Prizren raportoi për një rast ku një i dyshuar ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek.
Policia nuk jep më shumë detaje se si ka ardhur deri tek dhuna. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/