Është shumë e lehtë të humbasësh në një labirint të pafund, me më shumë se 965 milionë kilometra katrorë, me drita fluoreshente, mure jeshile duke u përpjekur të shpëtosh nga diçka që të përndjek dhe më pas duke u fshehur në një cep.
Duhet të gjesh rrugën për në shtëpi, por disa “miq” nuk të lënë të largohesh, hijet po afrohen gjithnjë e më shumë, nëse nuk “zgjohesh” dot në kohë, pasi makthet do të jenë ato që do të të gllabërojnë.
Mirësevini në Ferrin e Backrooms, videoloja horror e lojtarit të vetmuar, krejtësisht të shkëputur nga realiteti, i cili detyrohet të përballet i vetëm me kërcënimet më të tmerrshme. Kjo është videoloja më e kërkuar në internet nga fëmijët në pranverën e vitit 2022, sipas një studimi të ri nga Kaspersky Safe Kids midis marsit dhe majit.
Është një videolojë horror, jashtëzakonisht e popullarizuar gjatë muajve të fundit, me nivele të shumta eksplorimi për lojtarët. Por sigurisht që fëmijët nuk kërkojnë vetëm lojëra në internet, por edhe filma, shfaqje televizive, muzikë, blogerë të veçantë.
Ata u argëtuan shumë nga shuplaka e famshme në Oscar e Will Smith për Chris Rock, mosmarrëveshja ligjore mes Johnny Depp dhe Amber Heard, thashethemet për çiftin e famshëm Spiderman, Zendaya dhe Tom Holland.
Në fushën e muzikës, videot që ata panë më shumë në YouTube ishte kënga e Psy “That That” me yllin e BTS Suga. Gjithashtu videon “We Don’t Talk About Bruno” (nga Encanto).
Në fushën e animacionit, vëmendjen e tyre e tërhoqi kanali My Story Animated, i cili përmban histori të animuara të dërguara nga adoleshentët. Ndër më të ndjekurat nga fëmijët ishin gjithashtu: The Bad Guys, Sonic the Hedgehog 2, Rock Dog 2, Heartstopper, raporton abcnews.al.
Ata ishin më të interesuar për softuer, audio dhe video (43.6%), më pas renditej komunikimi nëpërmjet internetit (17.2%) dhe tregtia elektronike (16.1%). Aplikacionet më të preferuara në Android ishin YouTube (31.6%), TikTok (19%) dhe WhatsApp (18.3%).
Në programet Windows, Google Chrome u rendit i pari (44,7%). Microsoft Edge u rëndit i dyti me 12.6% dhe i treti u rëndit platforma e mesazheve Discord 9.8%.
Kaspersky, një kompani ndërkombëtare e sigurisë digjitale, këshillon prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe të mbikqyrin aktivitetet e fëmijëve të tyre që në moshë të hershme dhe të diskutojnë çështjet e sigurisë me ta./abcnews.al