Shtetet baltike i thanë Gjermanisë që të dërgojë “menjëherë” tanke “Leopard 2” në Ukrainë, gjë që qeveria në Berlin heziton ta bëjë, raporton Guardian.
Ne, ministrat e Punëve të Jashtme të Letonisë, Estonisë dhe Lituanisë, i bëjmë thirrje Gjermanisë që menjëherë t’i sigurojë Ukrainës tanke Leopard. Kjo është e nevojshme për të ndaluar agresionin rus, për të ndihmuar Ukrainën dhe për të vendosur shpejt paqen në Evropë. Gjermania, si një fuqi kryesore evropiane, ka një përgjegjësi të veçantë në këtë drejtim”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm Letonez Edgars Rinkevich, përcjell Fol Drejt.
Të njëjtin postim në Twitter e kanë publikuar edhe kolegët e tij nga Estonia dhe Lituania, sipas gazetës britanike./FolDrejt/