Viti 2019 pritet që të jetë viti ku shtetet në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara do të kenë rritje më të shpejtë ekonomike, përballë vendeve të zhvilluara të cilat do të kenë një rritje të moderuar ekonomike.
Sipas Economist Intelligence Unit, SHBA-të në vitin 2019 do të kenë një rritje ekonomike prej 2.3%. Kjo në thelb është shifër më poshtë asaj të parashikuarës prej 2.9% për vitin e kaluar, pasi që Rezerva Federale filloi me aplikimin e politikave monetare dhe si rezultat i uljes së taksave vitin që lamë pas, shkruan The Economist.
Norma e parashikuar e rritjes së Kinës është shumë më e lartë, me 6.3%, edhe pse kjo shifër akoma mbetet poshtë duke marrur parasysh ecurinë e Kinës gjatë vitit 2018, shkak i luftës tregtare me Amerikën dhe fushatën e Kinës për të frenuar borxhin, përcjell foldrejt.com.
Gjatë vitit 2019, shtetet të cilat priten që të kenë rritje më të shpejtë ekonomike janë: Siria me 9.9%, Bangladeshi 7.9%, Butani dhe India 7.4%, si dhe Ruana me 7.3%. Sa i takon rënies ekonomike për vitin 2019, parashihet që shtetet me rënie me të madhe do të jenë: Venezuela -5.7%, Jemeni -4.2%, Irani -3.7%, Guinea Ekuatoriale -2.5% dhe Argjentina -0.8%.
Shtetet të cilat gjatë vitit 2019 pritet që të kenë rënie ekonomike janë edhe: Rusia, Meksiko, Nikaragua, Izraeli, Japonia, Britania, Brazili, Korea Jugore, Irlanda, Shri Lanka, Iraku, Kenia dhe Vietnami.
Në nivel botëror pritet që të ketë një rritje ekonomike prej diku 4%, kurse shtetet të cilat poashtu pritet që të kenë rritje ekonomike janë: Italia, Turqia, Franca, Gjermania, Afrika Jugore, SHBA-të, Emiratet e Bashkuara Arabe, Polonia, kurse në më tepër prej të gjithë këto Malajzia, Indonezia dhe Kina.