Presidenti Rexhep Taip Erdogan menjëherë pas mbledhjes së G20 në Argjentinë, ka shfrytëzuar prezencën në Amerikën Latine për të vizituar edhe dy shtete tjera: Paraguajin dhe Venecuelën, shkruan foldrejt.com.
Përveç nënshkrimit të pakteve tregtare mes tjerash Erdogan gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij Maduro vlerësoi rolin e Venecuelës në çështjen e Palestinës dhe potencoi se Turqia ka marrë leje për të filluar ndërtimin e një xhamie në kryeqytetin Karakas.
“Ne po shikojmë një sipërfaqe të përshtatshme për ndërtimin e xhamisë,” tha Erdogan.
Venecuela po vuan nga hiperinflacioni dhe ka marrëdhënie të vështira me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA./Foldrejt.com