Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

Veprimtaria e Shaip Beqirit i bën jehonë Festivalit “Aktori dhe Poeti”

2 vjet më parë
in KULTURË, LETËR
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” sot është folur për veprimtarinë gati gjysmë shekullore të Shaip Beqirit, poet, publicist, e eseist, shkruan Fol Drejt.

Qe Festivali “Aktori dhe Poeti” ai që ua hapi dyert veprave të Beqirit.

Drita Begolli, regjisore, në cilësinë e organizatores, i falënderoi të pranishmit, ndërsa e hapi takimin duke ia dhënë fjalën botuesit të Beqirit, shkrimtarit Nazmi Rrahmani.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

Ndërsa foli për librin “Mozaiku i Mbuzur”, Rrahmani veçoi intervistat e realizuara me personalitete të ndryshme të jetës kulturore, duke i cilësuar ato “si një thesar të paçmueshëm”.

“Bisedat dhe intervistat e bëra me Kasem Trebeshinën, Dhimitër Shuteriqin, Fredrik Rreshpjen, Kadarenë, Rugovën, Demaçin, shkojnë edhe më thellë veprimtarisë së tyre letrare, por edhe politike” – tha ndër të tjera Rrahmani.

Profesori Ibrahim Berisha, ndërkaq, kujtoi kontributin e dhënë të Beqirit, edhe në një tjetër dimension: në përkrahjen e brezave të shkrimtarëve, poetëve, kritikëve e gazetarëve të rinj, duke ua hapur dyert, në një kohë, kur nuk kishte shumë shtigje dhe aq mundësi sa ka sot.

Duke e portretuar si një mik të të disa prej figurave më të shquara të fundshekullit të kaluar, rrjedhimisht edhe njohës shumë të mirë veprimtarisë së tyre, Berisha tha se materia që e ofron “Mozaiku i mbuzur”, është, andaj, shumë e vlefshme.

Profesori Berisha veçoi sidomos disa intervista dhe biseda të zhvilluara me disa prej figurave, duke ofruar shembuj konkret, se si nga to ndriçohet raporti që kishin ndërmjet vete. Ai në këtë pikë mori si shembull Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin.

Për një aspekt tjetër të veprimtarisë së Beqirit foli shkrimtari dhe publicisti Imer Topanica. Ai u ndal te poezia e Beqirit, duke i paralajmëruar të pranishmit për vështirësitë që një lexues dhe kritik mund t’i hasë, ndërsa rreket ta përthekojë “përmasën e poezisë së tij”.

“Poezia e Beqirit nuk është një sipërfaqe e një pasqyreje të lëmuar. Ajo të vjen si e plasur e copëtuar mbi një taban të fortë, ndërsa reflekton imazhin njerëzores të përthyer në qindra pjesë. Si e tillë, ajo mishërohet me dhimbjen duke e latuar këtë të fundit në një “muranë poetike”; ajo mbjell mllefin për ta rikrijuar në një “hidër mitologjike”, që vetëm duhma e saj i vret armiqtë; është e larmishme, krejt pranë një “mozaiku të mbuzur” me tone gjithfarë llojesh, e kështu me radhë, e kështu me radhë” – u shpreh ndër të tjera Topanica.

Më e detajuar në interpretimn e saj u shfaq studiuesja e re Leonora Hajra (e cila nuk ishte e pranishme aty, por fjala e saj u lexua). Duke iu referuar historisë së lashtë të Lakontit grek, tërhoqi një paralele me poetin Beqiri, duke i puqur të dy figurat në misionin e tyre fisnik.

“Në letërsinë greke, Laokoonti njihet si prifti që paralajmëron trojanët për rrezikun që u kanoset nga pranimi i dhuratës së akejve, kalit të drunjtë dhe është po ky që përbuzet e ndëshkohet pse e vërteta e tij, besimi i tij ndryshon nga të tjerët. Beqiri është laokoont në lirizmin e tij, është poeti i dënuar me heshtjen që përmes kësaj përmbledhjeje dëshiron ta zhveshë fatin e tij tragjiko-poetik para brezit të ri.”

Kësisoj veprimtaria e këtij poeti, kritiku e publicisti, u bë shkaktare edhe për një bisedë për letërsinë, kulturën, si dhe heronjtë e këtyre sferave, kontributi i të cilëve është një gurthemel i republikës sonë.

Ua kujtojmë që ky është edicioni i parë i Festivalit “Aktori dhe Poeti”./FolDrejt/

Tags: FestivaliShaip Beqiri
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gazeta opozitare serbe “Danas”, përplaset keq me Vuçiqin, për punën e Vulinit, paralajmëron shkarkimin e këtij të fundit

Lajmi tjetër

“Situata në Kosovë dalëngadalë po del jashtë kontrollit, do të kërkojmë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM