Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka vizituar sot komunën e Malishevës, ku dhe është takuar me disa fermerë të fshatit Kijevë.
Kreu i PDK-së ka shkruar në Facebook se atyre iu treguar për pakon emërgjente, derisa ka kritikuar qeverinë në detyrë për mungesë të testeve.
“Qytetarët janë duke bërë me sukses kujdesin personal dhe distancën sociale që janë detyrat e tyre, mirëpo qeveria e shkarkuar po dështon me detyrat e saj sepse nuk po bën testimin masiv që kërkon kjo situatë”, ka deklaruar Veseli.
Sipas tij, nëse do të bëhen testime masive “të kishim një karantinë më të shkurtër, më pak raste fatale dhe ekonomia do të rihapej më shpejtë”.
Postimi i plotë i Kadri Veselit:
Vizitova fshatin Kijevë të komunës së Malishevës për të parë nga afër bujqit që janë duke bërë mbjelljet pranverore. Fal punës së tyre të palodhur ne kemi furnizim të rregullt me ushqim. Iu thashë se së shpejti do kalojmë në Kuvendin e Kosovës një pako gjithëpërfshirëse për të ndihmuar fermerët ndihmojë ata dhe të gjithë të vetëpunësuarit apo sipërmarësit privat që janë dëmtuar prej pandemisë. Kjo komunë është më e prekura nga pandemia e koronavirusit e meriton më shumë mbështetje prej qeverisë qendrore.
Iu kërkova ndërkohë që të tregohen sa më të kujdesshëm e të duruar për ta kaluar të gjithë së bashku këtë sfidë emergjente. Qytetarët janë duke bërë me sukses kujdesin personal dhe distancën sociale që janë detyrat e tyre, mirëpo qëveria e shkarkuar po dështon me detyrat e saj sepse nuk po bën testimin masiv që kërkon kjo situatë. OBSH-ja ka udhëzuar dhe po vazhdon të këmbëngul se vetëm testimi do të japë informacion të saktë për prekjen e popullatës nga virus. Nëse do të ndërmerrnim politikën e testimit masiv, gjurmimit dhe trajtimit do të kishim një karantinë më të shkurtër, më pak raste fatale dhe ekonomia do të rihapej më shpejtë.