Ndryshimi i pikëpamjeve mbi përqindjen e interesit gjatë njëzet viteve të kaluara – teoria e Lordit Keynes
Një ekonomist i njohur britanik, ishte babai i një teorie të re mbi këtë temë. Sipas tij , tregtia me pasurinë e dikujt me idenë e fitimit do të lulzoj pamarparasysh ngritjen apo rënien e përqindjes së interesit dhe njerzit do të vazhdojnë të kursejnë dhe të shtojnë kapitalin e tyre, edhe nëse përqindja e interesit bie në zero. Përqindja e lartë e ineresit do të paaftësonte aktivitetin industial dhe kështu do të prektetë ardhurat e individit në mënyrë indirekte, të cilët janë burim kapitali. Kreditë në dispozicion janë thelbësore për një progres industrial, posacërisht në ato vende ku egzistojnë mjetet e prodhimit. Do të kishte qenë gjë e mirë të kishte kredi për shtetet në zhvillim sesa për ato që janë plotësihst të zhvilluara, nëse në shtetet e pazhvilluara do të përdoreshin plotësisht mundësit e ofruara nga kredia në një mënyrë që të siguron punësim, të ardhurat nacionale në mënyrë të pashmangëshme do të riteshin dhe kapitali do të akumulohej në duart e individëve. Në rethana të këtilla përqindja e interest do të ulej në zero.
Lordi Keynes parashikoi që kjo gjendje do të arihej në Evropë në vitin 1970, duke llogaritur që ekonomia e Evropës do të vazhdonte të bazohej në punësim të plotë. “Ne e dimë se nuk mund të ketë punësim të plotë po aq kohë sa përqindja e interesit është e lartë, por e kundërta nëse shfuqizohet interesi i kapitalit është e dyshimtë se do siguronte punësim të plotë”. shprehej ai. Kjo ishte edhe shkaku që kjo teori kohët e fundit kjo teori ka humbur shumë mbështetës.
Por nuk ka dyshim se Lordi Keynes ka shkaktuar (pa egzagjërim) atë që mund të quhet revulucion në të menduarit ekonomik, posacërisht në aspektet që prekin interesin dhe kapitalin. Ndikim të fuqishëm kishte të Hicks, Shackle dhe Harrod.