Trendi modern i opinionit thotë se interesi është gjë e ligë
Sot shumë ekonomistë harxhojnë kohë duke spekuluar mbi mënyrën dhe metodën e shfuqizimit të interesit, duke krijuar një strukturë ekonomike të lirë nga interesi. Ka gjasa të ketë një koncenzus mbi një pikë të rëndësishme se interesi ose luhatja e përqindjes së interesit janë ndër shkaqet kryesore të jostabilitetit ekonomik të kohëve moderne, duke marrë formën e ciklit tregtar, të padrejtësive në shpërndarje të të ardhurave kombëtare apo të pengesave në rrugën e aritjes së punësimit të plotë.
Ekonomistët modern nuk kanë krijuar një zgjidhje praktike, edhe pse ka disa teori të cilat mbrojnë internacionalizmin e prodhimit (vendosjen e prodhimit të lëndë së parë nën kontrollin e organizatave ndërkombëtare siç është shkolla e Lord Boyd Orr-it), por kjo teori s’është kthyer në veprim deri tani.
Sot interesi nuk konsiderohet univerzalisht nga ekonomistët si një përbërës esencial i kapitalit, por gjithsesi trendi modern thotë se interesi është një e ligë jo e domosdoshme.