Instucioni i interesit ka qenë në disavantazh që prej antikitetit për shkak se shtypte të varfërit!
Huadhënia e parave në antikitet zakonisht është bërë me kamatë. Egjiptjanët dhe grekët e lashtë e kundërshtuan kamatën si praktikë e dëmshme shoqërore. Soloni, një jurist i njohur dhe njëri nga shtatë të mençurit e Greqisë, u mundua ta ndalonte kamatën në ligjet e tij. Aristoteli, filozofi më i famshëm grek, po ashtu e kundërshoi kamatën. Ai tha se kamata ishte një nga gjërat më të dëmshme për shkak se përfaqësonte një fitim pa punë nga kapitali. Arsyeja për këtë qëndrim ishte se paraja në vetvete nuk mund të konsiderohet si një agjent produktiv – ajo nuk është riprodhuese si toka as productive si bagëtia.
Krishterimi gjithashtu thotë se kamata është mëkat dhe ligjvënësit romakë gjatë epokës së krishterizmit kaluan një numër ligjesh, të cilat ose e ndaluan kamatën ose e kufizuan përqindjen e interesit të aplikuar. Qëllimi ishte që të mbronte të varfërit nga shtypja e të pasurve. Në mesjetë një borxhli që nuk paguante futej në burg ose merej në skllavëri nga kreditori i tij. Por legjislacioni që pati për qëllim kufizimin e huadhënies me kamatë nuk ja ariti plotëisisht qëllimine tij. Marveshjet me kamatë filluan të ndodhin fshehurazi.
Pikpamja e shkollës liberale për interesin
Qëndrimi fillestar i shkollës liberale ishte se interesi nuk është asgjë tjetër vetëm një shpërblim i drejtë i kapitalit dhe se përqindja e interesit është e përcaktuar në një ekonomi të lirë në të njejtën mënyrë sic është cmimi i artikujve në përgjithsi i përcaktuar nga kërkesa dhe furnizimi. Sipas tyre nëse kapitali nuk është në gjendje të fitoj interes, akumulimi i kapitalit nga individi duhet të ndalet, ajo po ashtu pohon se poseduesi i kapitalit do të jetë i pakënaqur të ndaj kapitalin e tij me dikë tjetër dhe kjo të mos i sjell atij asnjë shpërblim.