Professor Harrod pohon që interesi mund të shfuqizohet plotësisht
Në librin e tij Towards a Dynamic Economics, Harrod thotë se është e pamundur kontrollimi ose ndalja e ndodhjes së cikleve tregtare vetëm nëse krijohet mbi baza ndërkombëtare një system i ri ekonomik dhe pa interes.
Do të kishte qenë e mundur të shfuqizohet interesi krejtësisht nëse gjendet kapitali i tepërt për financimin e sipërmarjeve prodhuese që nevojitet në shtetet e zhvulluara. Sipërmarresit në këto rethana nuk duhet ti kërkohet të paguaj interes për kapitalin që ai huazon për biznesin e tij. Një tepri e tillë kapitali ëstë e mundur. Nuk ka arsye që të mos gjindet kapital tepricë përderisa ekonomia bazohet në punësim të plotë.
Në pyetjen se idea e shfuqizimi i interesit a do ti jepte fund kursimeve dhe investimeve, profesori përgjigjet qartazi:
“Kur ka punësim të plotë (me paga të arsyeshme) do të ket pak shansa për investim por mungesa e shansave për investim nuk do ta ndalonte individin nga akumulimi i kapitalit”.
Gjithashtu ai thoshte “nëse përqindja e interesit bie në nivel shumë të ulët, duke iu afruar zeros, banka do të duhet të konsiderojë mbulimin e harxhimeve përmes pagesës së shërbimeve”.