Shumë faktorë jetësorë po e çojnë depresionin në rritje çdo herë e më shumë, ndërsa hulumtimet e fundit kanë zbuluar se ka disa veti të cilat mund të ulin numrin e njerëzve të prekur nga depresionI.
Bëhet e ditur se ushtrimet kanë një ndikim të madh sa i përket kësaj çështje, madje vetëm një orë në javë e shpenzuar në palestër mund të shërbejë si mbrojtës i fortë kundër sëmundjeve të shëndetit mendor.
Një analizë me të dhëna të marra nga më shumë se 30.000 të rritur norvegjezë përgjatë 13 viteve, ka treguar se 12 për qind e rasteve të depresionit mund të parandalohen me një dozë modeste të aktivitetit fizik.
Kjo është hera e parë që kemi qenë të aftë ta caktojmë potencialin parandalues të aktivitetit fizik sa i përket reduktimit të niveleve të ardhshme të depresionit”, ka thënë autorit i këtij studimi, Samuel Harvey.
Një tjetër e mirë e këtij studimi është se kanë zbuluar që ushtrimet fizike të çfarëdo intensiteti ju furnizojnë me atë masë mbrojtjeje ndaj sëmundjeve mendore – prandaj nuk keni nevojë ta lodhni veten me orë të tëra për të përfituar.
“Shumica e përfitimeve të shëndetit mendor nga ushtrimet fizike realizohen brenda orës së parë”, ka thënë Harvey.
Vetëm në Australi besohet se 1 milionë banorë janë të diagnostikuar me depresion, prandaj është e rëndësishme që ta luftojmë këtë sëmundje me çdo mjet të mundshëm – e një nga armët më të forta kundër sëmundjeve të shëndetit mendor janë ushtrimet fizike.