Në QKUK gjatë ditës së djeshme është raportuar një vetëvrasje e për këtë sot ka raportuar edhe policia e Kosovës.
“Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është hedhur nga dritarja, derisa ishte në mjekim në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.