Raportimi nga mediat i shkeljeve që po bëjnë zyrtarët qeveritarë me vetura shtetërore po “mobilizon” edhe më shumë qytetarët për t’i fotografuar ata.
Zyrtarë qeveritarë dhe komunal nga subjekte të ndryshme politike i bashkon një ves i vetëm, keqpërdorimi i veturave zyrtare që ata kanë në administrim.
Qytetarët kanë raportuar kësaj radhe te “Zyra e Ankesave”, shkeljet e dy zyrtarëve në dy komuna të ndryshme të Kosovës.
Në njërin rast që ka ndodhur në Prizren, një veturë zyrtare është parkuar në trotuar duke penguar qarkullimin e këmbësorëve në hapësirën e dedikuar për ta.
Në rastin tjetër që qytetari pretendon se ka ndodhur në Ferizaj, vetura zyrtare qarkullon në orën 21:30.